De Raho: Grupet kriminale investojne miliona euro ne Shqiperi

  • 5 years ago
Qindra milionë euro të ardhura nga trafiku i drogës investohen në Shqipëri nga grupet kriminale shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Itali. Janë fjalët e Prokurorit i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, i cili brenda një viti ai ka vizituar 2 herë vendin tonë.

?Organizatat kriminale janë ato që riinvestojnë qindra milionë euro të ardhura nga trafiku i drogës në aktivitetin ekonomik në Shqipëri, në mënyrë që të kushtëzojnë zhvillimin e ekonomisë legale. Kjo është bërë më parë në Itali dhe po bëhet tani në Shqipëri. Për këtë u ktheva në Shqipëri, pasi duhet të kemi një bashkëpunim jo vetëm eksperiencash formimi dhe informimi, por është e nevojshme që të kemi bashkëpunim kundër këtyre grupeve kriminale?.

De Raho sqaron se grupet kriminale shqiptare e kanë të shtrirë aktivitetin e tyre në trafikun e të gjitha llojeve të drogave, duke bashkëpunuar ngushtë me organizatën mafioze italiane ?Ndrangheta.

?Bashkëpunojnë ngushtë me ?Ndrangheta dhe kështu kanë përfituar nga kjo aleancë një zhvillim të madh në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike. Prandaj bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane çon në dobësimin e këtyre grupeve kriminale. Me rëndësi është goditja e pasurisë së tyre?.

Deklaratat, prokurori italian i bëri pas një vizite në Drejtorinë e Burgjeve, ku është instaluar sistemi i kamerave që do monitorojë burgjet 24 orë. Nga e mërkura do të aplikohet një regjim i posaçëm ndaj 270 burgosurve, të cilët dyshohet se ende ruajnë kontakte dhe kanë rol aktiv në grupe të ndryshme kriminale.

Tv Klan

Recommended