De Raho: Grupet kriminale investojne miliona euro ne Shqiperi

  • 5 years ago
"Qindra milionë euro të ardhura nga trafiku i drogës investohen në Shqipëri nga grupet kriminale shqiptare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Itali".

Janë fjalët e Prokurorit i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, i cili brenda një viti ai ka vizituar 2 herë vendin tonë. Ai thotë se pastrimi i këtyre parave kryhet në vendin e origjinës së grupeve kriminale.

"Janë fitime të mëdha që vijnë nga trafiku i lendeve narkotike dhe një pjesë e parave përdoren për blerjen e sasive të tjera të drogës, ndërsa pjesa me madhe investohen në ekonomi .Ka një mundësi të madhe që pastrimi i parave të kryhet në vendin e origjinës së pjastrave te grupeve kriminale dhe në këtë rast në Shqipëri".

De Raho sqaron se grupet kriminale shqiptare e kanë të shtrirë aktivitetin e tyre në trafikun e të gjitha llojeve të drograve duke bashkëpunuar ngushtë me organizatën mafioze italiane ?Ndrageta?

"Bashkëpunojnë ngushte me Ndragetn dhe kështu kanë përfituar nga kjo aleancë një zhvillim të madh në lidhje me trafikun e lendeve narkotike. Prandaj bashkëpunimi mes institucione shqiptare dhe atyre italiane çon në dobësimin e këtyre grupeve kriminale. Me rendësi është goditja e pasurisë së tyre?.

Deklaratat prokurori italian i bëri në një aktivitet të Ministrisë së Drejtesisë dhe pas një vizitë në Drejtorinë e Burgjeve ku është instaluar sistemi i kamerave që do monitorojë burgjet 24 orë. Nga e mërkura do të aplikohet një regjim i posaçëm ndaj 270 burgosurve të cilët dyshohet se ende ruajnë kontakte dhe kanë rol aktiv ne grupe të ndryshme kriminale.



Tv Klan

Recommended