Sekuestrimi i 613 kg kokainë, Xhafaj- opozitës: Baltosës kronik, shokuat dhe ndërkombëtarët

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, iu rikthye sërish operacionit të 27 shkurtit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë, sasia më e madhe e ardhur ndonjëherë në vendin tonë.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri Xhafaj deklaroi se ky operacion i madh ishte vepër e Policisë Shqiptare, ndërsa sulmoi opozitën, duke i quajtur baltosje akuzat e saj. sipas tij, krerët e opozitës dolën qesharakë edhe në sytë e ndërkombëtarëve.
?Jo vetëm ne, por edhe partnerë tanë në luftën kundër krimit të organizuar janë të çuditur dhe gati të shokuar për mënyrën se si lidershipi opozitar e përcolli suksesin e sekuestrimit të një sasi të tillë droge?, tha ndër të tjera Xhafaj.

Recommended