Ora News - Hajnaj: Të goditen grupet kriminale, kontrolle edhe ambientet e mbyllura

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Numri dy i policisë së shtetit, Aida Hajnaj ka kërkuar lufta kundër drogës të thellohet edhe më tepër duke goditur grupet kriminale.

Në një takim me prefekturën e Tiranës, ajo tha se kontrolle duhet të bëhen edhe në ambinte të mbyllura.

Aida Hajnaj: "Kontrollet duhet të vazhdojnë jo vetëm në zonat që janë kontrolluar një herë, por edhe në ambientet e mbyllura. Duhet të rritet bashkëpunimi midis agjencive të tjera që kanë detyrime për këtë fenomen. Të forcohet pjesa e goditjes së grupeve kriminale, nuk do të ketë tolerim për askënd".

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skenderaj, theksoi angazhimin maksimal për të parandaluar mbjelljen, kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, duke arritur objektivin e Qeverisë Shqiptare në minimizimin dhe zhdukjen e këtij fenomeni, si kusht për integrimin e vendit në BE.

Kastriot Skënderaj: "Ne si polici kemi hartuar disa objektiva për të parandaluar këtë fenomen, ku qëllimi kryesor ka të bëjë me angazhimin për kontrollin e plotë të territorit, për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, duke rritur kapacitetet e strukturave të Policisë në luftën kundër këtij fenomeni, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që merren me këtë lloj aktiviteti kriminal".

Ndërsa në fjalën e saj në këtë takim, Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari ka kërkuar bashkëpunim, koordinim dhe raportime të punës javore nga të gjithë strukturat dhe agjencitë ligjzbatuese, për të arritur qëllimin për kontrollin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu u kërkua të krijohet harta e sipërfaqes totale të zonave të mundshme për kultivimin e bimëve narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lufta-kunder-droges-hajnaj-te-goditen-grupet-kriminale-kontrolle-edhe-ambientet-e-mbyllura

Recommended