Ora News - Në garë për drejtimin e LIBRA-s? Hafizi: Më parë do vendos normat dhe rregullat në parti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëthemeluesja e partisë LIBRA, Mimoza Hafizi, ka lënë të kuptohet se do të garojë për të marrë drejtimin e kësaj partie.

Në intervistën e lajmeve qëndrore të Ora News, Hafizi tha se para këtij hapi më parë në këtë parti duhet të vendosen rregullat dhe normat e funksionimit të një partie.

Hafizi: Me LIBRA-n vazhdoj detyrën time deri në fund. Këtë mision do ta çoj deri në fund në situatën që është krijuar brenda kësaj force politike e cila besoj se shpejt do të bëhet edhe transparente. Detyra ime në LIBRA është të vendos ligjshmërinë siç e përcakton legjislacioni shqiptar për partitë politike, në këtë parti politike të vendoset rregulli ligjor.

Pyetje: Do garoni për të marrë drejtimin e partisë LIBRA?

Hafizi: Kjo do të vijë më pas, pasi në këtë parti të vendoset rregulli dhe normat e funksionimit të një partie politike, të cilat janë shkatërruar terësisht.

Duke folur mbi debatin për financimin e partive politike, Hafizi solli ndërmen nismën e saj si deputete në Kuvend.

Hafizi: Financimi i partive politike është një shqetësim shumë i madh, nëse e kujtoni unë kur kam qenë deputete kam inicuar një ligj në parlamentin shqiptar për të kontrolluar financimin e partive politike dhe kryesisht finacimin përgjatë fushatave elektorale sepse financimi në fushata elektorale është më problematiku. Një nga pikat themelore të atij ligji që kam propozuar unë si deputete ka qenë transparenca e kontrollit të financimit gjatë fushatës elektorale dhe besoj se nëse ky ligj do të ishte miratuar në Parlamentin e kaluar shumë nga debatet e sotme do të ishin shmangur por sigurisht ai nuk kaloi dhe kuptohet arsyeja. Partitë më të mëdha politike që vendosin për miratimin ose jo të një ligji nuk kishin asnjë interes që ky ligj të kalonte në parlament në mënyrë që ato të manipulonin me fondet ashtu siç donin gjatë fushatës së kaluar elektorale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-gare-drejtimin-e-libra-s-hafizi-me-pare-do-vendos-normat-dhe-rregullat-ne-parti

Recommended