Ora News - Gazetarja e Zërit të Amerikës: Shkarkimi i Tillerson rast unik

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ardita Dunellari, gazetare e Zërit të Amerikës e konsideron një rast mjaft unik shkarkimin nga detyra të sekretarit amerikan të Shtetit. në një lidhje në studion e lajmeve të Ora News, ajo nënvizon se vetë Reks Tillerson e ka marrë lajmin e largimit nga detyra përmes Twitterit.

Dunellari: Nga 1949 vetëm një sekretar tjetër shteti nuk ka arritur as 18 muaj të rrijë në detyrë dhe kjo ishte gjatë periudhës së Reganit. Zakonisht, sekretarët e shtetit e përmbushin 4 vjeçarin e parë.

Përplasjet duket se kanë nisur me çështjen e Iranit, por edhe për Korenë e Veriut.

Po ashtu Dunellari veçon dhe një sërë debatesh të tjera të zhvilluara më dyer të mbyllura duke sjellë rastin kur Tramp vendosi daljen traktati i klimës, por që thuhet se Tillerson ka qenë pro vazhdimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gazetarja-e-zerit-te-amerikes-shkarkimi-i-tillerson-rast-unik

Recommended