Ora News - Aktorët që nuk morën ftesë nga Rama kundër projektit për Teatrin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak orë pas prezantimit të projektit për Teatrin e ri Kombëtar, aktorët që kanë qenë kundër idesë së ndërtimit të një teatri të ri nuk pranojnë të shprehen para kamerave.

Ora News kërkoi të marrë prononcimet e atyre aktorëve që ishin të praishëm në sallë përballë kreut të qeverisë, por i vetmi që pranoi të fliste ishte një nga kandidatët për Drejtor të Teatrit, Genci Fuga, i cili mungesën e tij gjatë prezantimit të projektit kërkon ta marrë si çështje protokolli dhe jo hakmarrje politike.

Fuga: Dua të besoj që është një lapsus i protokollit, si të Ministrisë së Kulturës ashtu dhe të Kryeministrisë. Të gjitha qëndrimet e tjera, hasmëritë e tjera nuk shërbejnë për momentin.

Ndryshe nga disa të tjerë, Fuga ishte njohur me projektin për Teatrin e ri, për të cilin tha se është kritik pasi në të mungojnë ambjentet ndihmëse për aktorët.

Fuga: Vura re në momentin e të qenit aktor dhe regjisor që mungon një pjesë e mirë e ambjenteve ndihmëse.

I kontaktuar në telefon, aktori Bujar Asqeriu tha për Ora News se Rama nuk e ftoi në prezantimin e projektit vetëm për tu hakmarrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aktoret-qe-nuk-moren-ftese-nga-rama-kunder-projektit-teatrin

Recommended