Ora News - Tiranë, 500 lekë një qese hashash, pranga 4 të rinjve që e shpërndanin pranë shkollave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër të rinj që shpërndanin hashash në shkolla u arrestuan nga specialistët e komisariatit nr 1 në Tiranë. Aksioni u krye në një gjimnaz të Shkozës, ku 4 shpëndarësit u prangosën në çastin kur po u shisnin hashash nxënësve dhe të rinjve të tjerë në zonë.

Pas një ndjekjeje disa mujore, 4 të rinj që shpërndanin hashash në shkolla u arrestuan nga Policia e Tiranës.

Aksioni u krye në një Shkollë të Mesme në Shkozë, ku ekspertët e komisiariatit nr 1 arritën të arrestonin në flagrancë 4 shpërndarësit. Në momentin e prangosjes ata po u shisnin doza hashashi nxënësve dhe të rinjve të tjerë në zonë.

Nga burimet policore mësohet se gjimnazistët paguanin nga 500 lekë për një qese hashash.

Shpërndarësve iu gjetën 20 doza hashashi me vete, e ndarë në porcione. Kurse gjatë kontrollit në banesën e 44-vjeçarit Ndoci u sekuestruan 3 qese ?Cannabis Sativa?, 1 patentë italiane dhe e falsifikuar dhe 1 kartë identiteti.

Të gjithë të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penalë, si ?mosbindja ndaj policisë?, ?vjedhje?, ?pengmarrje?, etj. Policia po vijon hetimet për të identifikuar edhe furnizuesit me kanabis të këtij grupi, pasi ata shpërndanin kanabis edhe në gjimnaze të tjera të Tiranës.

Të arrestuarit janë:

1-Kristjan Karaxhuku, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik''.

2- Sulltan Rrapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

3- Ervis Shehu, 19 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt? , si dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik''.

4-Petrit Ndoci, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ?Vjedhja me dhunë? dhe ??Heqja e paligjshme e lirisë?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shperndanin-droge-afer-shkollave-te-tiranes-arrestohen-4-te-rinj

Recommended