Ora News - Dita e Verës, Tirana bën përgatitjet e fundit, aktivitete për të gjithë grupmoshat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lule shumëngjyrëshe janë të vendosura përgjatë bulevardit, ndërsa punonjësit e bashkisë po bëjnë rregullimet e fundit për të pritur ditën e verës.

Tashmë është kthyer në traditë, me aktivitete që i përshtaten të gjitha moshave, Tirana mbetet destiancioni i qindra qytetarëve në simbolikën e Ditës së Verës. Sinoptikanët kanë parashikuar shi, por bashkia e Tiranës në agjendën e saj ka një sërë aktivitetesh në vende si Liqeni, sheshi "Skëndërbej", sheshi "Nënë Tereza", ish zona e Bllokut dhe skena performuese përgjatë blv dëshmorët e kombit. Me interes nga qytetarët, thotë Drejtori i Kulturës Besim Petrela do të jetë aktiviteti i Tirana Open Air Show që nis në orën 9 në sheshin "Skëndërbej " ku për 6 orë do të ketë shfaqjeje për të pasionuarit pas aventurës.

Petrela: Do të hidhet me parashutë nga ballkoni i Dajtit. Do të ketë një ekspozitë artizanale nga sheshi Skënderbej.

Liqeni i Tiranës do të dominohet me Varka dhe kanoe për argëtim, aktivitete sportive, panair kulinarie e muzikë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dita-e-veres-tirana-ben-pergatitjet-e-fundit-aktivitete-te-gjithe-grupmoshat

Recommended