Ora News - Kanali i ujërave të zeza i hapur në mes të lagjes, banorët: Rrezik epidemie

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një zonë informale në proçes legalizimi, në periferi të lagjes ?30 Vjetori? në qytetin e Beratit prej më shumë se 20 vite është lënë në mëshirë të fatit, pa infrastrukturë dhe mes plehrave.

Banorët e zonës së ish-Pjeshkores jetojnë në një lagje ku standartet për hapësira të gjelbërta dhe ndriçim, janë tepër të largëta.

E populluar më së shumti nga komuniteti rom, kjo zonë ka problematika të mëdha, duke filluar nga rruga krejtësisht e shkatëruar, ujërat e zeza që derdhen në një kanal në anë të saj dhe ndotja tepër e lartë që vjen nga plehrat, prezente kudo.

Qindra familje të kësaj lagje, që vetëm emrin ka të tillë, ndihen krejtësisht të harruar dhe ashtu siç dhe thonë, kujtohen vetëm në fushata elektorale.

Rritja e temperaturave ka vënë në shqetësim banorët për rrezikun e përhapjes së epidemive, kryesisht tek fëmijët që luajnë mes plehrave, ndërkohë që aroma e keqe që përhapet nga kanali i hapur ndihet kudo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kanali-i-ujrave-te-zeza-i-hapur-ne-mes-te-lagjes-banoret-rrezik-epidemie#.WqWguR4deOc.facebook

Recommended