Report TV - Gjiknuri: Para sezonit turistik përfundon hyrja e qytetit të Sarandës
  • 6 years ago
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri bashkë me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe deputetin e zonës Alket Hyseni vizituan këtë fundjavë Xhaminë e Gjin Aleksit në Russan të Delvinës.
Kjo xhami po rikonstruktohet falë një bashkëpunimi midis Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Musliman.

?Saranda është një qytet që gjithmonë do të ketë sihariqe sepse është një vend ku turizmi ka zhvillim e padyshim mbetet në vëmendjen e qeverisë shqiptare.
Rruga hyrëse e Sarandës do të përfundojë përpara sezonit turistik, duhet thënë se vonesat kanë ardhur për shkak se nuk ishin parashikuar fonde për vitin e kaluar.
Janë marrë masat në buxhetin e këtij viti që ajo rrugë të përfundojë dhe të jetë funksionale tashmë me të gjitha parametrat e duhura?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Nga ana tjetër, ai sqaroi se këtë vit do të fillojnë edhe punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë çka do ta afrojë qytetin e Sarandës edhe më shumë me Tiranën apo pjesën tjetër të vendit.
Recommended