Ora News - Basha nga Oboti e krah Ademit thirrje Ramës: Shpall gjendjen e emergjencës civile

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga 8 vite më parë kur si ish ministër i Brendshëm, vishte çizmet dhe depertonte në brendësi të fshatrave të përmbytur, këtë herë Lulzim Basha si opozitar përmbytjen e Obotit, ku lëvizet me varka, e pa nga rruga kryesore

Aty u takua me një grup banorësh, si dhe u informua për situatën që po kalon kjo zonë nga kryebashkiakja Voltana Ademi.

Informacion, vecanërisht për evakuimet dhe furnizimin e banorëve me ushqim e ujë mori edhe nga forcat e ushtrisë që prej ditësh janë stacionuar në zonat e përmbytura. Informacion i dha dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Voltana Ademi: "Njësia administrative Ana e Malit është zona më e prekur. Zona e Obotit, Oblika, Muriqani, kemi dhe Dajçi, Bërdica dhe Jubani, ku janë shtuar hektarët e tokës që ka marrë lumi. Sidomos këto dy ditët e fundit, sidomos në njësinë administrative Ana e Malit është problematike. Nuk kalojnë më dot mjetet e ushtrisë. Lëvizja bëhet vetëm me varka. Jemi munduar dje tu jemi afër banorëve duke u shpëndarë ndihma ushqimore" tha Ademi.

Në deklaratën për situatën, Kryedemokrati mbështeti kërkesën e Bashkisë Shkodër për shpalljen e gjendjes së emergjencës në mënyrë që qeveria të jetë e detyruar të dëmshpërblejë banorët

Basha tha se kemi të bëjmë me "një gjëndje të emergjencës civile si rezultat i shkarkimeve të kaskadës së Drinit"

Basha: Me cinizëm dhe përgjegjësi kriminale për këtë situatë qeveria dhe ministri Gjiknuri e kryeministri Rama e kanë refuzuar shpalljen e gjëndjes së emergjencës civile.

Vetë prania e forcave të armatosura dhe detyra që ato kanë për të evakuar banorët, për tu cuar ilace, ushqime e ujë tregon se zona është në emergjencë civile. Vetë Zoti dhe natyra përgënjeshtrojnë ato që ka thënë Gjiknuri se këto përmbytje janë rezultat i reshjeve. Këto përmbytje vijnë nga shkarkimet e kaskadës së Drinit. Për këtë arsye ka një përgjegjësi financiare për dëmshpërblimin e familjeve. Mos shpallja e emergjencës civile, pamundëson, lidh duart pushtetit vendor dhe përbën alibi për qeverinë të mos ndërhyjë me të gjitha forcat e mënyrat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-obot-ademi-i-tregon-zonat-nen-uje

Recommended