Ora News - Vajzat që s(lindin), të dhëna shqetësuese nga studimi për abortin selektiv
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse mendoni se shoqëria shqiptare ka përqafuar mentalitetin e vendeve të zhvilluara, siç ka bërë për shembull me teknologjinë dhe përdorimin e rrjeteve sociale, gaboheni.

Një studim i organizatës 'Together for life' dhe i Ambasadës holandeze dëshmon se familjet shqiptare janë ende peng i mentalitetit ku djali është më i rëndësishëm se vajzat e për rrjedhojë zgjedhin abortiv selektiv si një mënyrë për të trashëguar mbiemrin, pronat etj.

Djali:"Mendoj se shqiptarët në përgjithësi duan më shumë djem sesa vajza. Ky selektivitet besoj se është për shkak se kushdo në një familje do të donte që t'ia linte trashëgiminë një djali më shumë sesa një vajze".

Vajza: "Unë mendoj që edhe vajza duhet të marrë trashëgiminë sepse janë njëlloj fëmijët, si mashkulli dhe vajza. Mentaliteti shqiptar është që trashëgiminë do ta marrë djali sepse vajzën e merr tjetri dhe nuk duan t'ia dinë fare".

Nga opinionet e të rinjve në këtë fokus grup që na u mundësua të merrnim pjesë kuptohet dhe rezultati i përfundimeve të studimit që nxjerr në pah dëshirën e prindërve shqiptarë për djalë më shumë se sa për të pasur vajzë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vajzat-qe-slindin-te-dhena-shqetesuese-nga-studimi-abortin-selektiv
Recommended