Ora News - Obot, 100 familje nën ujë, ushtria ndihmon banorët të dalin nga izolimi në banesë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 60 % e banesave ose 100 familje në fshatin Obot kanë prezencë uji në oborr, sikurse disa qindra hektarë tokë në të gjithë njësinë administrative Ana e Malit të Shkodër

Pranë tyre qëndrojnë 20 ushtarë, me 3 mjete të larta dhe dy varka, në gadishmëri për evakuime, në rast nevojë

Të zgjedhurit vendorë flasin për rreth 1 mijë hektarë të përmbytura, ndërsa ministria e Mbrojtjes për maksimumi 600 hektare më prezencë uji. Gjatë mbrëmjes së kaluar 35 fermerë u izoluan në ferma ku mbarështrojnë qindra kokë gjedh.

Për Kryebashkiaken e Shkodrës situata është emergjente, ndaj dy herë në harkun e pak orëve kërkoi nga prefekti që ta zyrtarizojë atë. Arsyeja sipas saj është keqmenaxhim i kaskadës së Drinit dhe shkarkime të pakontrolluara që po vënë në rrezik jetën e banorëve të këtyre zonave.

Por ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë një inspektimi në Vaun e Dejës përsëriti qëndrimin që se nënshkodra nuk u përmbyt nga shkarkimet në hidrocentrale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/obot-100-familje-nen-uje-ushtria-ndihmon-banoret-te-dalin-nga-izolimi-ne-banese

Recommended