Report TV - Përmbytjet në Shkodër, fshati Obot del nga izolimi, FA sjellin ushqim për bagëtitë

  • 6 years ago
SHKODER - Del nga izolimi fshati Obot në Shkodër. Nga mëngjesi i sotëm niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, ndërsa në brendësi të fshatit kanë hyrë automjetet e FA, për rikthimin e situatës në normalitet. Niveli i ujit ka rënë me rreth 20 cm. Një ditë marë ishin rreth 150 shtëpi të rrethuara nga uji, ndërsa mbi 2 mijë ha tokë ndodheshin të përmbytura. Automjetet e FA kanë shpërndarë mëngjesin e sotmë rreth 6.5 ton koncentrat dhe bar të thatë për bagëtitë. Efektivet e FA do të nisin shpërndarjen e ndihmave sapo pushteti vendor të përcaktojë zonat ku duhen çuar materialet.