Pamjet e grabitjes se kasafortes te supermarketit ne Tirane

  • 6 years ago
Këto janë pamjet e një grabitje të ndodhur në Tiranë më 26 Shkurt rreth orës 00:10 në zonën e Unazës së Re.
Video është publikuar nga emisioni "Opinion" mbrëmjen e sotme, ku u fol për grabitjet e bizneseve, një shqetësim i shtuar gjatë javëve të fundit.
Gazetari Spartak Koka sqaroi se kanë qenë tre persona të cilët grabitën kasafortën e një supermarketi në kryeqytet. Ndërsa një person i katërt i priste në makinë për t'u arratisur. Nuk dihet sa është shuma e parave të grabitura në kasafortën e supermarketit.

Recommended