Vettingu në polici, Brahimllari: Të përfshihen propozimet e partnerëve, Rama të mos futë duart

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për deputetin e LSI, Endrit Brahimllari vettingu në polici nuk duhet të jetë një proces riciklues sipas qëndrimeve të qeverisë. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Brahimllari shprehu qëndrimin e tij personal kundër vettingut në policinë e shtetit.

Brahimllari: Ajo çka ne kemi kërkuar është që ky mos jetë një proces riciklues ose pastrues sipas qëndrimeve të qeverisë. Pra kemi kërkuar të jetë një proces që ti shërbejë policisë së shtetit. Personalisht nuk është se jam dakord për një vetting në radhët e policisë, por duke qenë se policia e shtetit në këto 4 vitë në ditën e saj më të zezë, ka humbur besimin tek qytetarët për shkak të lidhjes me krimin e organizuar, për shkak të problemeve të jashtëzakonshme që ka pasur me trafikun e drogës por dhe me krimin e organizuar për shkak të përfshirjes së saj në fushatë elektorale e shof të rëndëishëm këtë vetting dhe kemi dhënë kontribtion tonë maksimal. Janë 4 drejtues të lartë nga kupola e policisë që janë në arrati, sa i përket trafikut të lëndëve narkotike. Është e nevojshme një vetting ku kryeministri mos të përfshihet në ketë proces, të mos futë duart të policia e shtetit.

Brahimllari tha se është e rëndësishme që në këtë proces të përfshihen edhe propozimet e ndërkombëtarëve.

Brahimllari: Sepse nëse kemi një proces që kontrollohet nga kryeministri, atëherë çfarë procesi është ky për pastrimin e policisë?! Ajo që ka hasur një qasje pozitive të LSI në këtë proces është ajo e partnerëve, kryesisht PAMECA dhe ICITAP. Ne kemi qenë në bashkëpunim me ta dhe kemi këmbënguluar që qeveria të përfshijë dhe propozimet e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-ne-polici-brahimllari-rama-te-mos-fute-duart