Kukës, shkrirja e borës dhe reshjet e shiut rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qarkullim
  • 6 years ago
Në qarkun e Kukësit ,shkrirja e borës dhe reshjet e shiut kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Kalimi është i vështirë në territorin malor ku në rrugën që lidh fshatin Lojmë me rrugën Kukës-Shishtavec, banorët si pasoje e rrëshqitjes së dherave e gurëve në një segment të rrugës duhet të ndërrojnë furgonat, si në këto pamje të marra këtë dielë. Rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve ka patur edhe në Kukës-Shishtavec.
Në aksin rrugor Kukës ?Krumë, në rajonin e Toblit. ka patur rrëshqitje të skarpatës me gurë e dhera në masën 50 m3. Rruga e Kombit funksionon normalisht. Ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Tropojë e Vjetër dhe Lekbibaj.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.Aktualisht nga reshjet e dëborës janë të izoluar 12 fshatra të bashkisë Kukës dhe 8 fshatra të bashkisë Tropojë, të cilët në total kanë 1928 banorë.
Recommended