3 grabitje në Korçë, autorët marrin kasafortën, pronari i firmës së mjaltit: Dola me armë, por ikën

  • 6 years ago
Tre grabitje kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Kapshticë. Autorët, që dyshohen se kanë qenë të njëjtët kanë vepruar me shpejtësi në tria fabrikat, por vetëm në njërën prej tyre kanë arritur që të marrin kasafortën me para, e cila kishte brenda 7 milionë lekë.
Pre e grabitjes ishin një fabrikë e përpunimit të qumështit, një mjalti ?Morava? dhe një fabrikë bojërash në Dishnicë. Në fabrikën e qumështit dhe mjaltit autorët nuk kanë gjetur para. Report Tv siguroi edhe pamjet nga brenda fabrikës së mjaltit që është kthyer gjithçka përmbys nga autorët, që nuk kanë gjetur kasafortën dhe janë larguar.

Por nuk janë dorëzuar me kaq, pasi i janë drejtuar banesës së pronarit të mjaltit ?Morava?, por ky i fundit i ndjeu duke dalë me armë nga shtëpia. ?U tentua të grabitet, u shkatërrua, jo se u vodh. Në orën 02:30 ishim në gjumë, një derë ballkoni u hap, gruaja ndjeu dhe doli, e dinim që e kishim hajdutin brenda, mora çiften që kam me leje dhe pashë dhomën, por nuk ishin. Dola jashtë shtëpisë dhe më pas shkova te fabrika, pashë që ishte shqyer gjithçka. Të gjitha materialet ishin hedhur poshtë, serverat e kamerave ishin vendosur të shkatërruar mbi tavolinë dhe ishin marrë.

Recommended