Ora News - Negociatat me Greqinë, PS-LSI kundër zgjidhjes së çështjes në Gjykatën e Hagës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PS dhe LSI kanë dalë kundër qëndrimit të PD që çështje e negociatave me Greqinë të zgjidhet në GjykatNdërkombëtare.

Klajda Gjosha në përfundim të takimit me Presidentin Meta tha se duhet të kalohen të gjitha etapet dhe duhet të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të njëjtën qëndrim mbajti edhe mazhoranca. Mimi Kodheli tha se në Hagë shkohet vetëm nëse palët nuk arrijnë në një marrëveshje.

Ndërsa deputeti i PD, Tritan Shehu tha se qëndrimi i opoztës ishte që kjo çështje të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Mimi Kodheli: Unë besoj se ministri i Punëve të Jashtme e ka sqaruar në dëgjesat publike se shkohet në Hagë nëse vendet respektive nuk bien dakord të hyjnë në marrëveshje. Për aq kohë sa ne kemi rënë dakord që do të hyjmë në marrëveshje me qeverinë greke nuk shikoj asnjë arsye pse cështja duhet të shkojë në Hagë

Klajda Gjosha: Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë që kjo marrëveshje të jetë jo vetëm e mirë, por edhe e drejtë për qytetarët shqiptarë por edhe për palën greke. Greqia është një vend fqinj dhe është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mirë dhe mos kemi cështje të hapura. Zgjidhja e cështjeve të mbartura është detyrë e jona deri në anëtarësimin me të drejta të plota në BE.

Pyetje: Tritan Shehu tha se është që çështje të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare, kush është qëndrimi i LSI për këtë?

Klajda Gjosha: Unë mendoj që duhet të kalojmë të gjitha etapat. Presidenti ishte i qartë në këtë takim kur tha që duhet të zbatojmë me përpikmëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ne e zbatojmë atë do ta bëjë marrëveshjen me palën greke të pakontestueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-ps-lsi-kunder-zgjidhjes-se-ceshtgjes-ne-gjykaten-nderkombetare

Recommended