Report TV - Negociatave me Greqinë, Meta pret deputetët e Komisionit të Politikës së Jashtme

  • 6 years ago
TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim mëngjesin e sotëm deputetët e Komisionit të Politikës së Jashtme për të biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë. Meta vendosi që të priste në Presidencë deputetët pas kërkesës së PD për të mësuar më shumë se çfarë po ndodh në negociatat me Greqinë dhe komunikimin me Bushatin pas debateve për autorizimin për plotfuqinë.

Fillimisht Presidenti pranoi që të shkonte në komision, por më pas ndryshoi qëndrim duke vendosur që të priste deputetët në Presidencë, pasi e kundërta do të përbënte një precedent duke qenë se nuk ka bazë ligjore. Në takim me Presidentin ndodhen deputetët e PS, PD dhe LSI në komision; Mimi Kodheli, Paloka, Balliu, Tritan Shehu, Kushi, Gjosha, Ndoka, Hysi, Rudina Hajdari, Ervin Bushati, Bushka dhe Gjebrea.

Recommended