Zbardhet krimi makabër në Vlorë, nusja me të dashurin vrau e dogji burrin dhe vjerrën

  • 6 years ago
VLORE - Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen makabre të ndodhur në janar të këtij viti, ku u vranë dhe u dogjën tragjikisht në banesën e tyre nëna dhe djali i saj.

Policia ka arrestuar dy autorët e krimit, njëri mes tyre është nusja e viktimës, si dhe i dashuri i saj, me të cilin dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore. Pikërisht kjo është bërë shkak i krimit makabër, pasi burri i 32-vjeçares Hysnie Hoxhallari kishte kuptuar tradhëtinë e gruas.

Hysnie Hoxhallari është autorja e krimit të tmerrshëm, që tronditi qytetin bregdetar, e cila në bashkëpunim me 26-vjeçarin Kasëm Pirjasi, me të cilin kishte krijuar lidhjen jashtëmartesore, ka dhunuar e vrarë burrin dhe vjehrrën e saj dhe më pas i ka vënë flakën banesës së tyre, duke iu djegur trupat e pajetë.

Recommended