Zbardhet krimi makabër në Vlorë, nusja me të dashurin vrau e dogji burrin dhe vjerrën

  • 6 years ago
VLORE - Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen makabre të ndodhur në janar të këtij viti, ku u vranë dhe u dogjën tragjikisht në banesën e tyre nëna dhe djali i saj. Policia ka arrestuar dy autorët e krimit, njëri mes tyre është nusja e viktimës.

Kjo e fundit, 32-vjeçarja Hysnie Hoxhallari, është autorja e krimit të tmerrshëm, që tronditi qytetin bregdetar, e cila në bashkëpunim me 26-vjeçarin Kasëm Pirjasi, ka dhunuar e vrarë burrin dhe vjehrrën e saj dhe më pas i ka vënë flakën banesës së tyre, duke iu djegur trupat e pajetë.

Uniformat blu sqarojnë se çifti i autorëve të krimit kanë djegur banesën me qëllim fshehjen e provave, duke synuar për ta devijuar ngjarjen si "aksidentale". Ndërkohë, pas hetimit të detajuar policor është dokumentuar me prova ligjore autorësia e vrasjes së dyfishtë dhe djegia e trupave të dy shtetasve, nënë e bir, ngjarje e kryer nga nusja e tyre.

Recommended