Report TV - Reshjet e dëborës mbërrijnë dhe në Tiranë

  • 6 years ago
Tirana sot është zgjuar duke u zbardhur! Flokë dëbore po bien në kryeqytet që prej natës së mbrëmshme. Kjo është një surprizë për qytetarët e Tiranës, të cilët presin gjatë gjithë dimrit për shenja bore. Edhe pse në prag të marsit, duket sikur dëbora ka vendosur të takojë Tiranën. Sipas parashikimeve të motit, reshjet e dëborës do të vijojnë të bien gjatë mëngjesit të sotëm. Sa i përket erës, do të fryjë një fllad i lehtë nga juglindja e ndërsa nga dreka dhe mesdita do të ketë reshje shiu. Sa i përket ditës së nesërme reshjet e dëborës do të bien gjatë orëve të mëngjesit dhe me periudha të shkëputura gjatë gjithë ditës. Sa i përket e erës, do të fryjë erë e lehte nga verilindja.

Recommended