Ora News - Nis grumbullimi i kombëtares U-17, Mustandagiç shpall listën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i kombëtares shqiptare U-17 Dzemal Mustedanagic doli sot në një konferencë për shtyp përpara se përfaqësuesja e kësaj moshe do të grumbullohet për një javë në qytetin e Durrësit,

Në fjalën e tij, tekniku tha se ky grumbullim do ti shërbej atij për të përcaktuar grupin e lojtarëve që do të jenë baza për kombëtaren e kësaj moshe.

"Pas këtij grumbullimi po të përzgjedhim lojtarët që do të jenë pjesë e ekipit kombëtar. Sigurisht nëse pas këtij grumbullimi gjejmë ndonjë futbollist më të mirë do ta afrojmë. Kemi një brez të talentuar. Duhet të theksoj se djemtë kanë cilësi të mira. Në kohën time mjafton vetëm talenti , nëse tani kërkohet më shumë se kaq. Talenti është vetëm hapi i parë. Duhet disiplina dhe karakteri për të vazhduar më tej. Mënyra ime e lojës është ofensive. Natyrisht kjo varet dhe nga kundërshtari që do kemi përballë. Shpresoj që kësaj here të kemi gjykime të mira, pasi jemi dëmtuar nga vendimet e tilla. Përshembull një pikë e humbur kundër Kroacisë do të mjaftonte që ne të vazhdonim në Elite Raund. Në prill do të kemi një turne në San Marino dhe kundërshtarë do të kemi Italinë, Rumaninë dhe San Marinon. Ndërsa në shtator kemi një grumbullim tjetër ku do të luajmë miqësore me Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, teksa në tetor do të jemi gati për eleminatoret. "- tha Mustedanagiç.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-grumbullimi-i-kombetares-u-17-mustandagic-shpall-listen

Recommended