Ypi flet për mesazhet erotike në parlament dhe për gjërat e çuditshme që bëjë shqiptarët në makinë
  • 6 years ago
Edison Ypi ka komentuar sot në emisionin e mëngjesit ?Shtypi i ditës dhe ju? në Report Tv, debatin për aksidentet rrugore, ish-sigurimsat, por edhe çështje të tjera. Ypi u bën një thirrje ish-sigurimsave të shtetit në kohën e diktaturës që të ?thyejnë akullin? dhe të rrëfehen si u shkatërruan jetë dhe u nxinë karrierën shumë njerëzve. ?U lutem ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit që të dalin dhe të thyejnë akullin dhe të bëjnë një rrëfim dhe të thonë si ishte puna, që e bënë spiun, kë dëmtuan i shkatërruan jetën dhe i nxinë karrierën? tha ai.
Një tjetër temë që solli reagime edhe nga telefonuesit ishin aksidentet rrugore. ?Shqiptarët kanë makina të reja, të fuqishme, ikin me shumë shpejtësi në mes të ditës dhe natës. Thithin cigare, flasin në telefon, janë me kufje, hapin mbyllin dritaret, pinë ndonjë llallë apo kanoçe që kanë aty, flasin në telefon, shqiptarët janë të pavëmendshëm. Policia rrugore ka përmirësim, është rritur? tha Ypi.
Recommended