Ora News - Shehu: Grekët tani po kërkojnë që as të mos e përmendim Çamërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politikani Dashamir Shehu i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, duke diskutuar në lidhje me diskutimet me palën greke, thotë se parësore duhet të jetë mbrojtja e interesave kombëtare veçanërisht pasuritë nëntokësore në Jon.

Pjesë nga diskutimet:

Shehu: Duhet të jetë një marrëveshje që të mbrojë zonën ekonomike midis vendeve tona. Një gjeolog më tha që më mirë merrni me detin e naftës se me detin e sardeleve. Do të më pëlqente një marrëveshje që të mbronte zonën ekonomike dhe interesa nën det të Shqipërisë. Disa sinjale negative kanë dalë që grekët që kërkojnë që çështja çame të mos përmendet më. Tashti po vijnë disa sinjale që nuk janë shumë pozitivë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shehu-greket-tani-po-kerkojne-qe-te-mos-e-permendim-camerine

Recommended