Ora News - Nikolla sfidon opozitën: Shkoj në burg nëse kam shkelur ligjin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla pranoi në komisionin parlamentar të medias vonësën në miratimin e akteve nënligjore të ligjit të arsimit të lartë. Teksa raportoi përreth 4 orë para deputetëve Nikolla siguroi se mungesa e akteve nuk ka cënuar funksionimin e universiteteve.

Ministrja e Arsimit sfidoi opozitën duke i kërkuar që në rast se ka konstatuar shkelje në ligj t`i referoje ato në institucionet kompetente e se ajo do të jetë e gatshme të marr përgjegjësinë madje duke shkuar edhe në burg.

Nikolla: Nëse ju gjykoni që është shkelur ligji drejtohuni në organet e drejtësisë dhe unë përgjigjem, më çoni në kokër të burgut edhe mbylleni këtë histori dhe të vazhdojmë në debatin për universitetin.

Ashtu sikurse pohoi edhe në Tonight Ilva Tare në Ora News, Nikolla tha do të jetë senati që do të vendos për shkarkimin ose jo bordit të administrimit në Universitetin e Tiranës.

Duka: Bordi i universitetit duhet të drejtohet nga stafi i universitetit dhe jo nga të deleguarit e ministrisë apo pushteti lokal.

Boçi: Universiteti nuk mund të ketë dy koka, ka vetëm një.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nikolla-sfidon-opoziten-shkoj-ne-burg-nese-kam-shkelur-ligjin

Recommended