Ora News - Makina përplas për vdekje 42-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 42 vjeçar humbi jetën në një aksident në Lushnje. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:45, në fshatin Fier i Ri.

Viktima A.S, banues në Krutje, ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas nga një mjet tip "Benz", i cili drejtohej nga shtetasi Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje.

Si pasojë e përplasjes shtetasi A.S ka ndërruar jetë.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, ndërsa po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/makina-perplas-vdekje-42-vjecarin-qe-po-levizte-me-biciklete

Recommended