Report TV - Tiranë, ja si ranë në pranga 4 shpërndarësit e kokainës në zonën e Bllokut

  • 6 years ago
Nga një kontroll i ushtruar në një pikë bastesh sportive, policia ka sekuestruar 277 gr kokainë. Gjatë operacionit të koduar "Decline" u arrestuan katër shpërndarësit e drogës. Policia ka shpërndarë edhe videon e momentit të kontrollit dhe arrestimit të katër personave të dyshuar si shpërndarës Aziz Meta, Eri Brami, Aleks Kanaci dhe Përparim Kalbaj.

Ata e shpërndanin kokainën në lokalet e kryeqytetit.

Të arrestuarit:

Aziz Meta

Eri Brami

Aleks Kanaci

Përparim Kalbaj

Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar ?Decline?. Sekuestrohen 276.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar "Kokainë". Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ?Decline?.

Recommended