Padia për CEZ, Balla përballë Shkëlzen Berishës në gjykatë

  • 6 years ago
TIRANE-Djali i ish-kryeministrit Berisha ka arritur në orën 15:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkëlzen Berisha është futur i pari në ambientet e gjykatës, ndërsa pas tij është futur edhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. Kreu i grupit parlamentar socialist është paditur për shpifje nga djali i ish-kryeministrit, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen 'CEZ'.

Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe dosja i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkaq, djali i ish-kryeministrit Berisha u thirr pak ditë më parë nga organi i akuzës për t?u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ.

Recommended