Report TV - Batutat/Rama: Sali, po të filmojnë Berisha i nxjerr 'memen' në Ipad

  • 6 years ago
Nuk kanë munguar as batutat mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, seancën e sotme të Kuvendit. Gjatë kohës që kreu i qeverisë po fliste për ligjin e Arsimit të Lartë, Berisha po mbante në dorë iPad-in e tij.
Në këtë moment, Rama i kërkon të ketë kujdes se rrezikon ta filmojnë edhe atë (duke thumbuar pas zbulimit të disa SMS-ve të pretenduara mes deputetëve Ervin Salianji dhe Grida Duma).

Pas ngacmimit të Ramës, Berisha i nxjerr një foto në iPad dhe ua drejton mediave ku dukej një foto e kryeministrit, zv/kryeministres Senida Mesi dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e cila është kthyer në meme nga rrjetet sociale.

Recommended