Report TV - Batutat, studenti: 'Unë jam ngelësi ndërkombëtar', Rama: Urime!

  • 5 years ago
Një student i Universitetit Bujqësor të Tiranës vendosi ta marrë fjalën duke artikuluar ?përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar?. Fill pas kësaj fjalie, studenti i doli në mbrojtje dy të tjerëve që iu kundërvunë Ramës dhe rektorit Brahri Musabelliut, si dhe studentëve protestues.

?Përshëndetje zoti kryeministër, jam një ngelës ndërkombëtar. S?më pëlqen se si ju iu kthyet dy studentëve, studentes së parë dhe tjetrit. Madje s?më pëlqeu fakti se si justifikoheni dhe hiqni përgjegjësinë nga institucioni juaj dhe ia vini Universitetit. Ne të kemi zgjedhur. Më pëlqeu përgjigja e studentit dhe shpresoj që rektori mos ta kapë personale me të dhe mos të ngelë. Ju thoni ?katranjozët protestojnë?, por ata kërkojnë thjeshtë të drejtat e tyre. Kjo është e papranueshme dhe të na fusni të gjithë me një thes?, tha studenti.

Rama iu përgjigj duke u fokusuar tek reforma në arsim dhe duke i cilësuar se pavarësisht problemeve në arsim, shkolla e lartë tanimë nuk merret dot as me lekë dhe as me mik.

Recommended