Ora News - Rama për universitetin e Tiranës: Jeni bishti i fundit të kavallit të universiteteve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me senatin e Universitetit të Tiranës tha se vonesa e pagave tregon se reforma në arsimin e lartë është një sifdë. Rama duke iu referuar akreditimit të universiteve tha se janë fundi i bishtit të kavallit.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk do rrisë më pagat për pedagogët, pasi janë vetë universitetet që duhet të përcaktojnë për rritjen ose jo të pagave dhe kjo do të varet nga performanca.

Rama: Sot jeni bishti i të gjithë universiteteve të Shqipërisë bazuar nga akreditimi i britanikëve. Jeni bishti i fundit të kavallit të universiteteve të Shqipërisë dhe nuk ka faj as reforma, as ligji dhe as aktet nënligjore. Nëse doni përgjegjësinë hajde ta ndajmë por ju tuajën ne tonën. Ne nuk ndërhyjmë çfarë kërkoni nga ne. Merrni fjalën shyqyr bukën e gojës ta zgjidhëm."

Vonesa e pagave është një shembull i faktit që reforma është sfidë, edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe e kemi kthyer në legjislacion. Sepse na ka vonuar ne si qeveri një debat mes ministrisë së arsimit dhe asaj të financavce për trashëgimin e grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit këmbëngul që granit i pakushtëzuar trashëgohet automatikisht dhe administrohet nga vetë univetrsitetit. Ndërsa ministria e Financave këmbëngul që po trashëgohet por cdo vit duhet një aprovim i ministrisë së Financave për trashëgueshmërinë.

U dëshën disa ditë për të hapur rrugën e zgjidhjes dhe rruga e zgjidhjes është fondet e universitetet trashëgohen dhe nuk varet nga vullneti i ministrisë së Financave.

Granti i pakushtëzuar është i pamjaftueshëm, pra nëse e shohim në volumin e tij shkon në tërësinë e vet për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të pagave. Këtu ka 2 gjëra, një na takon ne, një ju. Ne na takon që grantin ta rrisim, por jo ta rrisim pa u bazuar tek merita, por duke u bazuar tek merita dhe performanca e universiteteve.

Ana tjetër është rroga. Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave. Është hera e fundit që qeveria rrit rroga, ndërkohë që i takon çdo universiteti të vendosë për rrogat, Dikush mund të marrë më shumë dhe dikush më pak, kjo varet në bazë të performancës.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rama-eshte-hera-e-fundit-qe-qeveria-rrit-rrogat-e-pedagogeve

Recommended