Ora News - Vullnetarët e “Fundjavë ndryshe”mbjellin 200 pemë të reja në Liqenin e Farkës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka vazhduar me projektin e mbjelljes së pemëve. Në aksionin e nisur në liqenin e Farkës i është bashkuar dhe "Fundjava ndryshe".

Kryebashkiaku Veliaj, nënvizoi se tashmë kjo zonë po shndërrohet në destinacion argëtimi dhe frymëmarrje e dytë për qytetin e Tiranës.

Veliaj: Sot jemi në cepin tjetër të liqenit të Farkës. Njerëzit kanë parë hyrjen, ku është punuar shumë, por tani e kemi zhvendosur hartën e ndërhyrjeve edhe në fundin tjetër, që është më pranë zonës së fshatit, ku shumë banorë të zonës kanë bashkëpunuar dhe thonë: për sa kohë që e dimë që nuk do ndërtohen pallate buzë liqenit, më mirë na e gjelbëroni. Me kontributin e "Fundjavë ndryshe" sot i kemi dhënë qytetit një total prej 200 pemësh.

Kreu i Bashkisë së Tiranës ftoi në mënyrë të veçantë, të dashuruarit që 14 shkurtin ta festojnë edhe duke mbjellë një pemë si dëshmi e dashurisë së tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vullnetaret-e-fundjave-ndryshembjellin-200-peme-te-reja-ne-liqenin-e-farkes
Recommended