Report TV - Vlorë, gjendet një makinë në det e 500 kg kanabis në një gomone

  • 6 years ago
VLORE-Policia ka bllokuar 500 kg kanabis në një gomone pranë Petroliferës, ndërsa është sekuestruar edhe një makinë tip fuoristradë e zhytur në det. Aksioni nisi mëngjesin e sotëm, teksa është pikasur fuoristrada brenda në det në zonën e Plazhit të Vjetër. Makina është me targa italiane BG 64 3GX, ndërsa 1 km larg saj, afër Petroliferës është gjetur një gomone. Nga kontrolli, brenda në gomone është gjetur një sasi lënde narkotike, rreth 500 kg kanabis.

Nga hetimet e para dyshohet se makina ngeci në det në momentin që po transportonte për në breg gomonen me karel. Pasi makina u zhyt në det, trafikantët kanë larguar gomonen dhe karelin, por nuk kanë arritur që të përfundojnë planin për shkak edhe të motit të keq.Makina është nxjerrë në breg pas disa orësh nga policia. Droga e sekuestruar kishte destinacion Italinë, ndërsa policia vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar trafikantët.

Recommended