Ora News - Bylykbashi: Rama bllokon Kushtetuesen për të mos anuluar marrëveshjen për detin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi hedh dyshime mbi marrëveshjen e mundshme për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë si një pazar të Kryeministrit Edi Rama në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutës.

Nëse ka një marrëveshje, sipas Bylykbashit Gjykata Kushtetuese nuk mund ta gjykojë pasi është në kolaps dhe nuk merr dot vendime duke qenë se ka 5 anëtar me mandat të plotë nga 9 që duhet të kishte dhe zëvendësimin e tyre, po e bllokon kryeministri. Pyetja që shtron deputeti Bylykbashi është nëse Gjykata Kushtetuese po mbahet e bllokuar qëllimisht për ta bërë marrëveshjen fakt të kryer dhe mos të ketë mundësi për ta anuluar.

Gjykata Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë, por 3 janë të dorëhequr, Sokol Berberi, Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj ndërsa anëtares Vitore Tusha i jka përfunduar mandati. Por sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, në nenin 8 pika 4, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij, gjë që po e bën edhe Vitore Tusha. Me qëndrimin e saj në detyrë, aktualisht janë 6 anëtarë që përbëjnë këtë gjykatë duke e bërë funksionale pasi për të shqyrtuar çështje duhet të jenë jo më pak se 2/3 e numrit të gjyqtarëve, pra 6.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bylykbashi-bllokon-kushtetuesen-te-mos-anuluar-marreveshjen-detin

Recommended