Ora News - Zv/ministrja e Shëndetësisë shpjegon skemën e ndihmës ekonomike:Largohen abuzuesit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një dalje për shtyp, zv-ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri shpjegoi skemën e re të qeverisë për shpërndarjen e re të ndihmës ekonomike.

Kospiri: Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetëm me nje mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre.

Procesi me pas vijon me verifikimin e situates në terren.

Ajo shtoi se tashmë familjet në nevojë do përfitojnë dyfish mbështetje sociale. Ndërsa abuzuesit do largohen nga skema.

Kospiri: Nepermjet kesaj skeme nuk rritet artificialisht numri i perfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen me mire familjet e varfra. Masa e pageses tashme eshte e plote dhe eshte sa dyfishi I pageses se mepareshme.

Në fund, Kospiri dha shpresë edhe për punësimin e pjestarëve të familjeve në nevojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zvministrja-e-shendetesise-shpjegon-skemen-e-ndihmes-ekonomikelargohen-abuzuesit

Recommended