RTV Ora - Ndryshon skema e ndihmës ekonomike
  • 5 years ago
#rtvora
Këshillat e Bashkive në Shqipëri nuk do të kenë të drejtë që të përzgjedhin familjet në nevojë që përfitojnë ndihme ekonomike.

Në bazë të projektligjit të ri i cili tashmë është hedhur për konsultim parashikohet që ndihma ekonomike tashmë do të jetë një e drejtë vetëm e shërbimit Social Shtetëror.

Deri më tani vendimmarrja e Këshillit Bashkiak kufizohej vetëm në propozimin e familjeve aplikuese, ndërkohë që vendimi për familjet përfituese nga sistemi i pikëzimit nuk përfshin të gjitha familjet aplikuese.

Shpesh herë Këshilli Bashkiak ka penguar shpërndarjen në kohë të ndihmës ekonomike jo vetëm për përfituesit nën juridiksionin e kësaj bashkie por për të gjithë qarkun.

Po ashtu në projektligj anashkalohet vendimmarrja e Këshillit Bashkiak për pagesat e aftësisë së kufizuar, për shkak se kjo e drejtë i jepet individit në bazë të vlerësimit të komisionit të posaçëm për vlerësimin e aftësisë së kufizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ndryshon-skema-e-ndihmes-ekonomike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended