Ora News - Rrëshqitje masive gurësh, bllokohet rruga Kukës-Shishtavec

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shembja masive e gurëve ka bllokuar rrugën Kukës-Shishtavec për disa orë gjatë mëngjesit të së enjtes.

Dhjetra automjete në të dy anët e rrugës mbetën të bllokuara ndërkohë që fadromat e kompanisë mirëmbajtëse të rrugës bënin pastrimin e saj.

Rrëshqitja e gurëve ka ardhur si pasojë e mungesës së skarpateve pa rrjeta mbrojtëse. Masivi është i paqëndrueshëm dhe sa herë që ka reshje të dendura shiu e dëbore ka rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash.

Kompania sipërmarrëse është e pranishme gjatë gjithë kohës, por zgjidhje e vetme shikohet mundësia e rishikimit të projektit dhe akordimi i fondeve për të vendosur rrjeta mbrojtëse në skarpatat që përbëjnë rrezikshmëri të lartë për shkarje.

Rruga Kukës-Shishtavec ishte një ndër investimet më të mëdha në Kukës pas ndërtimit të rrugës së Kombit, që ka kushtuar rreth 28 milionë dollarë. Por mesa duket studimi dhe investimi nuk ishte i plotë duke lënë pas rrezikun e shkarjeve me të cilën përballen çdo ditë udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks të rëndësishëm rrugor që lidh më shumë se 14 mijë banorë te Shishtavecit, Topojanit e Zapodit me 16 fshatra që kanë këto njësi.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rreshqitje-masive-guresh-bllokohet-rruga-kukes-shishtavec

Recommended