Report TV - Moti i keq, trageti Brindisi-Vlorë ankorohet pas 7 orëve pritje

  • 6 years ago
Moti i keq ka krijuar probleme me ankorimin e linjës Vlorë-Brindisi në portin e Vlorës. Shkak për këtë janë bërë erërat e forta dhe dallgët e mëdha, të cilat prej 7 orësh kanë penguar tragetin të ankorohet.

Rreth 90 persona ndodheshin në traget, të cilët e kanë nisur udhëtimin që prej mbrëmjes së djeshme ndërkohë që trageti duhej të ishte ankoruar që në orën 11:00 të paradites.

Trageti ka provuar 3 herë deri sa rreth orës 18:00 ka arritur të ankorohet dhe njerëzit kanë filluar të zbresin.

Recommended