Report TV - Mungon trageti Vlorë - Brindisi, prefekti: Jemi konsultuar me një kompani tjetër

  • 5 years ago
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi vijon të penalizojë qytetarët duke mos ofruar shërbimin e udhëtimit në këtë linjë. 6 ditë më parë për të gjithë ata që kishin prerë biletë për të udhëtuar me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi u njoftuan që udhëtimi do të shtyhej për të paktën 5 ditë.

Ndërkohë që kanë kaluar 6 ditë kjo linjë ende nuk i është rikthyer normalitetit dhe udhëtimeve. Ndërkohë edhe Prefekti  Flamur Mamaj është në dijeni të këtij problemi që është përsëritur disa herë.

"Jemi në dijeni të problemit dhe është përsëritur duke penalizuar qytetarë, jemi konsultuar për një tjetër kompani. Jemi duke menduar për një zgjidhje afatgjatë, pasi kjo kompani ka penalizuar disa herë Vlorën" ka thënë ndër të tjera Mamaj.

Recommended