Report TV - Ja 3 dosjet me 10 zyrtarët e ARRSH që janë në hetim

  • 6 years ago
Abuzimet e shumta financiare në ndërtimin e rrugëve në vend,kanë sjellë krijimin e disa dosjeve penale kundër ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika dhe vartësve të tij në këtë institucion. Mësohet se momentalisht në hetim nga prokuroria janë 10 zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët po verifikohen penalisht për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës? për ndërtimin e katër segmenteve rrogore.

Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë ?Shqiptarja.com? se që prej vitit 2016 e deri më sot prokuroria ka në dorë tre dosje të rrëndësishme, ku të dyshuar si të implikuar në afera abuzimi me detyrën dhe korrupsion janë 10 zyrtarë të ARRSH. Burimet sqaruan se këto dosje ndaj zyrtarëve të këtij institucioni kanë mbëritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërkohë që janë plotësuar me dokumentacion shtesë të referuar nga policia e Shtetit.

Recommended