Olta Daku, nje mesazh per gruan

  • 6 years ago
Nga e enjtja e 8 Shkurtit deri të dielën angazhimi i Driada Dervishit dhe Olta Dakut në Teatrin Kombëtar quhet ?Shirli Valentina?. Karakteri i krijuar nga anglezi Willy Russell është një grua 42-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e lënë mënjanë nga bashkëshorti, vazhdimisht e vetmuar dhe që bashkëbiseduesit e saj të vetëm janë objektet që ndodhen brenda mureve të kuzhinës.

Një ditë, Shirli vendos t'i thotë po ftesës së mikes së saj për një udhëtim në Greqi. Aty ajo rigjen veten dhe gjithçka që humbi gjatë ekzistencës së saj në Angli. Këtë personazh do të na i rrëfejë për herë të parë aktorja Olta Daku, në komedinë me një aktor nën regjinë e Driada Dervishit.

Nga akti i parë në të katërt ?Shirli Valentina? i jep përgjigje vetëm një pyetjeje, ?a bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe pretendojmë se është ajo që duam të bëjmë?

Ndoshta ato që do të bëj dhe do të thotë Shirli, jo domosdoshmërisht të bëjnë të ndihesh e lirë, e pavarur dhe e fortë, por shërbejnë si ngacmime që në mbyllje të perdes teatrore t'i premtosh vetes se nga e nesërmja do të jesh ti dhe jo ajo që të tjerët duan të jesh.

Recommended