Report TV - Situata e përmbytjet në Fier,EC:130 shtëpi nën ujë në Fier, evakuohen 8 familje

  • 6 years ago
Shtabi i Emergjencave ka dhënë detajet e fundit nga situata e përmbytjeve në Fier. EC thekson se nga prurjet e lumit Vjosë janë 130 shtëpi nën ujë në fshatin Ferras, Kashisht, Cerven, si dhe disa shtëpi të tjera në zonën e Levanit.

Gjithashtu, sqarohet se janë përmbytur 4000 ha tokë, ndërsa janë 8 familje të evakuuara te njerëzit e tyre. Nga përmbytjet ka pasur dhe probleme të shumta me energjinë elektrike, e cila ka munguar në shumë zona, ku për shkak të sigurisë janë stakuar fidrat e kabinave, deri në rënien e ujërave.

Ndërkohë, shumë fermerë kanë hequr bagëtitë e tyre nga stallat dhe i kanë çuar në vende të sigurta.