Report TV - Vlorë,Vjosa vërshon në fshatra uji 1.5 m në banesa,situata sot

  • 6 years ago
Vijon të jetë dramatike situata në Qarkun e Vlorës, për shkak të motit të keq me reshje masive shiu, që përfshiu vendin dy ditët e kaluara.

Lumi Vjosa është kthyer edhe këtë radhë në makth për shumë banorë të fshatrave Fitore e Novoselë. Lumi ka dalë nga shtrati, duke përmbytur këto zona, ndërsa uji vijon të vërshojë edhe sot, duke rrezikuar edhe fshatin Bishan.

Të gjitha rrugët janë të bllokuara dhe shumë banorë vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Prezenca e ujit në banesa arrin në 1.5 metra në fshatin Fitore, ndërsa gjatë mbrëmjes së kaluar FA ka evakuuar 80 familje.

Recommended