Ora News - Vijon verifikimi i bizneseve, vendorët në krye të aksionit kombëtar të ujit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkitë dhe Ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve janë vënë në krye të aksionit kombëtar kundër abuzimit me ujin e pijshëm. Në Tiranë verifikohen deri në 100 subjekte në ditë, ndërsa në Elbasan e qytete të tjera mungesa e kontratës evidentohet si problematika kryesore. Aksioni vijon në të gjithë vendin me paralajmërimin se asnjë abuzues me ujin nuk do të falet.

Aksioni për të ndërprerë lidhjet e paligjshme të ujit po vijon me intensitet në të gjithë vendin.

Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama se financimet e vendorëve do të varen nga rezultatet e aksionit duket se ka angazhuar më shumë këta të fundit.

9 grupet e task-forcës të ngritura në Tiranë, arrijnë deri në 100 verifikime në ditë, me paralajmërimin e qartë se asnjë abuzues nuk do të falet.

Arbjan Mazniku: Jemi të vendosur që ky aksion të vijojë dhe në fund të procesit, çdo person i cili gjendet që ka lidhje të paligjshme, do të ndëshkohet ashtu siç ligji e kërkon. Do të sigurohemi që ky shërbim të ofrohet në mënyrë sa më qytetare, sa më profesionale për të gjitha ato biznese që janë të rregullt dhe funksionojnë brenda të gjithë kuadrit ligjor.

Ky paralajmërim duket se ka dhënë efekte, pasi Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, thotë se është rritur ndërgjegjësimi mes bizneseve.

Redi Molla: Jemi në ditën e tretë të aksionit për verifikimin e bizneseve, pasi për pjesën e familjarëve afati u shty deri në fund të shkurtit. Shohim se pjesa më e madhe e bizneseve janë rregulluar si nga ana proceduriale, si nga ana e matjes.

Ndërsa verifikimi i 631 bizneseve në Elbasan ka zbuluar se një pjesë e madhe e tyre janë pa kontrata me Ujësjellësin, ndaj kreu i Bashkisë Qazim Sejdini e cilësoi aksionin me rëndësi për të garantuar furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm.

Qazim Sejdini: Ndërgjegjësohuni, është në shërbimin tuaj edhe ky disiplinim, është në shërbim të qytetarëve sepse qyteti do të ketë 24 orë ujë.

Institucionet publike rezultojnë debitorët më të mëdhenj në Berat, ku në fokus janë vendosur edhe punonjësit e administratës.

Refat Harizi: Kishte një numër punonjësish të administratës, të cilët nuk e kishin shlyer faturën e ujit.

Ish-komunat rezultojnë më problematiket në Bashkinë e Korçës, pasi qyteti ka nivelin më të lartë të arkëtimeve në nivel kombëtar dhe furnizimim 24 orë me ujë të pijshëm.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/vijon-verifikimi-i-bizneseve-vendoret-ne-krye-te-aksionit-kombetar-te-ujit

Recommended