Dita e dytë e aksionit të IKMT në Velipojë, Ademi: Nuk largohem që këtu derisa të marr vendimin
  • 4 years ago
Pavarësisht debatit që një ditë më parë dy kyebashkiakë, Voltana Ademi e Shkodrës dhe Pjerin Ndreu i Lezhës bënë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për të mos prishur ndërtimet në bregdet në kohën e sezonit veror, në Velipojë aksioni ka vazhduar.

Për të dytën ditë radhazi, fadormat e Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit kanë qenë prezente në bregdetin e Velipojës. Janë 27 objekte për tu shembur, por deri tani është prishur vetëm një dhe një tjetër është çmontuar nga vetë pronarët. Fadromat qëndrojnë në bregdet, të palëvizura, ndërsa pronarët vijojnë të kenë diskutime me zyrtarët e IKMT.

Nga ky aksion është përjashtuar IMT e Bashkisë Shkodër, e cila nuk është njoftuar për ndërhyrjen.  Sot ishte  e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila në një prononcim për gazetarët dhe se do të qëndrojë atyre derisa të sjellin shkresën me shkrim  për shembjen e këtyre bizneseve.

Sipas Ademit edhe nëse ka një vendim të tillë, ajo propozon që ato të mos prishen tani, por në një fazë të dytë pas sezonit veror.
Recommended