Ora News - Kryemadhi: Qeveri antimafia jo me në krye Erion Veliajn

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk e shikon një qeveri anti-mafia me në krye Erion Veliajn. E ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, Kryemadhi thotë se Veliaj nuk është i inkriminuar si Rama.

Kryemadhi: Çështja e qeverisë anti-mafia që artikulohet, nuk shikoj një qeveri me zt.Veliaj. Unë mendoj se zt.Veliaj ka problemet e veta me zt. Rama brenda Partisë Socialiste, që kanë të bëjnë me grupet e influencave. Pavarësisht se zt.Veliaj nuk e shikoj aq të rrezikshëm sa z.Rama, të inkriminuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. E shikoj më të larguar. Për sa i përket mënyrës së menaxhimit dhe koncesionet....sot ka qenë një absurditet i madh në këshillin bashkiak të Tiranës, donte të jepte bibliotekat e Tiranës me koncesion. Do i bëjnë kafene? Po kthejnë çdo qelizë të shoqërisë shqiptare në koncesion.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-qeveri-antimafia-jo-me-ne-krye-erion-veliajn

Recommended