Ora News - Padia e Rovena Gashit, zbardhet motivi i shkarkimit, kërkohet në gjykatë Arta Marku

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Administrative ka marrë në shqyrtim padine e ish-Drejtores së Marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi ndaj Prokurorisë së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Përfaqësuesja e zonjës Marku tha se motivi i largimit nga detyra ishte fakti që zonja Gashi kishte dërguar ne KQZ materiale pa marrë miratimin e titullares.

Ish-drejtorja e Marrëdhënieve me jashtë dhe dekriminalizimit në Prokurorine e Përgjithshme, Rovena Gashi, është larguar nga kjo detyrë pasi nuk ka marrë miratimin e titullares, për të dërguar në KQZ materialet për subjektet që prekeshin nga ligji për dekriminalizimin.

Kjo u tha në seancën e kesaj të martë në Gjykatën Administrative, nga përfaqësuesja e Prokurorisë Pranvera Gruda.

Sipas saj zonja Marku është titullare e institucionit me kompetenca të plota dhe e drejta për lirimin nga detyra kompetencë e saj.

Por avokati mbrojtës i zonjës Gashi e ka cilësuar të paligjshëm veprimin e zonjes Marku, dhe për të marrë me shume sqarime në lidhje me procedurë e ndjekur kërkoi paraqitjen e saj në gjykate.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nis-seanca-shqyrtimin-e-padise-te-rivena-gashit-kunder-arta-markut